Pas kryesisë Rama mbledh edhe asamblenë e partisë

Shqipëria

Pas kryesisë Rama mbledh edhe asamblenë e partisë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:10
Edi Rama

E gjendur përballë një presioni të vazhdueshëm të protestave në mbarë vendin që kulmoi me protesten e të rinjëve studente në të gjithë shqipërinë Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama. Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.

Në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat