Tokat djerrë në Gosë. Fermerët kërkojnë ndihmë për t’iu kthyer bujqësisës - Bota Sot
Tokat djerrë në Gosë. Fermerët kërkojnë ndihmë për t’iu kthyer bujqësisës

Shqipëria

Tokat djerrë në Gosë. Fermerët kërkojnë ndihmë për t’iu kthyer bujqësisës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:23
Pamje nga video

Banorët e fshatit Gosë në Rrogozhinë jetojnë falë bujqësisë, por thonë se kanë ardhur ditë kur të mbjellësh e të korrësh po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Nga 530 hektarë tokë që punohej dikur në Gosë, sot plugohen dhe mbillen vetëm 30 prej tyre. Sipërfaqja më e madhe ka mbetur djerrë.

Toka në Kryevidh, Vilë Bashtovë dhe Kalush në përgjithësi është e fortë dhe sipas fermerëve duhet më shumë karburant për mjetet bujqësore dhe sot çmimi është i lartë, siç janë po ashtu edhe pesticidet, apo farërat, shpesh me cilësi jo të mirë. Ndërsa subvencionet nuk janë të arritshme për të gjithë.

Fermerët në Gosë mbjellin grurë ose foragjere. Për të mbjellur kultura të tjera duhet guxim dhe ndihmë nga Ministria e Bujqësisë.

Në një zonë ku fermerët po u kthejnë shpinën tokave dhe po braktisin shtëpitë, shpresat që ndihma të vijë nga jashtë pakësohet dita-ditës, ndaj shpresat i kanë vetëm tek insitucionet e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...