Ndryshimet në qeveri, Meta nga Korça: Nuk i shërbejnë ekonomisë

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Meta nga Korça: Nuk i shërbejnë ekonomisë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur nga Korça për ndryshimet në qeverinë “Rama”.

Meta tha se e rëndësishme të ndryshojë filozofia që të jetë sa më bashkëpunuese. Ai u shpreh se nëse nuk ndryshojnë politikat, ndryshimet e emrave nuk i shërbejnë ekonomisë.

“Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira për zbatimin e ligjeve bashkëpunuese me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për më tepër për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme në vendin tonë që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë.

Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i bujqësisë por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk i vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit.Kam kohë që kërkoj të ndjekim të paktën modelin e Maqedonisë”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat