Profili i dy ministrave nga Kosova që u emëruan sot nga Edi Rama në shtetin e Shqipërisë

Shqipëria

Profili i dy ministrave nga Kosova që u emëruan sot nga Edi Rama në shtetin e Shqipërisë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
Ministrat e ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë këtë ditur këtë të premte nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se ka bërë 9 ndryshime të rëndësishme në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrie.

Dy nga ministrat e ri të emëruar janë nga Kosova. Bëhet fjalë për Besa Shahinin dhe Gent Cakaj.

Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën në postin e ministres së Arsimit dhe Sportit është Besa Shahini. Shahini është analiste kosovare dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore.Shahini ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI),organizatë kjo me bazë në Berlin. Ajo shkruan herë pas herë për gazetat ditore në Kosovë.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot është vendosur Gent Cakaj. Cakaj është zyrtari i dytë i ardhur nga Kosova, që do të bëhet pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për Politikën e Jashtme, posaçërisht për çështjet e Bashkimit Europian. Më pas, Cakaj u emërua në kabinetin “Rama 2” në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat