Reagojnë studentët: Pakti për Universitetin nuk përmbush kërkesat tona

Shqipëria

Reagojnë studentët: Pakti për Universitetin nuk përmbush kërkesat tona

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Pamje nga protesta

Këshillat Studentorë kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët pas paktit për Universitetin të prezantuar nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë.

Këshillat Studentorë deklarojnë se kanë analizuar ‘paktin për universitetin’ dhe sipas tyre nuk përmbushen kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

Ndërkohë Këshillat Studentorë thonë se po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta që do të publikohet në janar dhe se do të mbështesin çdo protestë pa prapavijë politike.

DEKLARATA E KËSHILLAVE STUDENTORË

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, KëshillatStudentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.

4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat