Meta vizitë në familjen e mësueses që humbi jetën në aksident në Devoll

Shqipëria

Meta vizitë në familjen e mësueses që humbi jetën në aksident në Devoll

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 19:22
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në shtëpinë e mësueses, Luiza Dula e cila humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor.

Gjatë vizitës në shtëpinë e mësueses Dule, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj.

“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz. I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj, duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm”, thekson Meta.

Presidenti shprehet se “ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit”. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat