Mirela Kumbaro bën statusin e lamtumirës si ministre

Shqipëria

Mirela Kumbaro bën statusin e lamtumirës si ministre

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 08:29
Mirela Kumbaro

Nga dje me vendimin e kryeministrit Edi Rama, Mirela Kumbaro nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Kulturës , duke i lënë vendin Elva Margaritit.

Nëse menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare asnjë nga ministrat e shkarkuar nuk preferuan që të komentonin për mediat, Kumbaro e ka bërë një postim ‘lamtumire’ në rrjetet sociale. 

Kumbaro shkruan se këto pesë vite kanë qenë të mbushura plot me supersfida.

“Festa e bukur jo vetem ne mbyllje te vitit kulturor Shqiperi-Austri????, jo vetem te vitit artistik 2018 por edhe ne mbyllje te nje 5-vjeçari qe ishte supersfida fantastike e skuadres se kultures.

Sonte krenare per talentet e reja te teatri_i_operas_dhe_baletit qe vitine ardhshem do te shkelqejne ne skenen e re te Teatrit te Operas e Baletit qe do te perfundoje punimet ne Tirane”, shrkuan Kumbaro në rrjetet sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat