Çfarë dhuratash bëjnë shqiptarët për Vitin e Ri

Shqipëria

Çfarë dhuratash bëjnë shqiptarët për Vitin e Ri

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:04
Shqiptarët vijojnë të qëndrojnë kryesisht tek parfumet, bizhuteritë dhe suveniret e ndryshme

Shkëmbimi i dhuratave me miqtë edhe të dashurit në këto ditë festash është një nga ritualet dhe preokupimet më të bukura. ABC News bëri një vëzhgim në disa dyqane dhuratash. Shqiptarët vijojnë të qëndrojnë kryesisht tek parfumet, bizhuteritë dhe suveniret e ndryshme.

“Parfumet, setet e ndryshme të kombinuar me kremrat e trupit, kremra duarsh”, shprehen tregtarët.

Edhe pijet, kryesisht një shishe vere, po konsiderohet si dhuratë interesante për fund viti për shumë shqiptarë. Të pyetur nga ABC News shumë të rinj dhe të reja shprehen se akoma nuk kanë vendosur çfarë dhuratash do bëjnë për Vitin e Ri.

Një pjesë tjetër, jashtë kamerës thonë se nuk presin vetëm Vitin e Ri për të bërë dhurata, por i kushtojnë rëndësi edhe ditëve të tjera të veçanta gjatë gjithë vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat