Bulqizë, rriten çmimet për festat e fundvitit

Shqipëria

Bulqizë, rriten çmimet për festat e fundvitit

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Bulqizë

Ditët e fundit të vitit kanë sjellë edhe një rritje të çmimeve të shportës në tregun e Bulqizës.

Kryesisht rritje kanë pësuar frutat dhe perimet. Më të prekurit nga kjo rritje e çmimeve janë pensionistët.

Banorët thonë se çmimet e larta janë të papërballueshme.

Ndërsa tregtarët në Bulqizë thonë se çmimet nuk janë rritur, por ndërkohë ka rënë fuqia blerëse.

Këtë vit, banorët e Bulqizës tryezën e natës së ndërrimit të viteve do e kenë më të varfër sesa vitet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat