Më 23 mars gati kandidatët për bashkitë, në janar i "gjendet" vendi ministrave të shkarkuar

Shqipëria

Më 23 mars gati kandidatët për bashkitë, në janar i "gjendet" vendi ministrave të shkarkuar

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:32
Edi Rama

23 marsi është dita e fundit kur prite të jenë përcaktuar kandidatët për kryetar për bashkitë e Shqipërisë, nga Partia Socialiste.

Ky afat limit u vendos në mbledhjen që kryesia e Partisë Socialiste pati këtë të shtunë. 23 marsi është dhe dita kur mblidhet Kongresi Zgjedhor i PS-së.

Mbledhja prej 60 minutash që erdhi një ditë pas Asamblesë së PS-së, nuk mund të mos kishte në fokus ministrat e shkarkuar, që kryesocialisti Edi Rama bërë publik dje. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në janar, Rama mësohet stë jetë shprehur në mbledhje se do të vendoset për krerët e Komisioneve Parlamentare dhe pjesëmarrjen e ministrave të shkarkuar ditën e premte.

Me emërimet e reja, mbetet vakant posti që mbante Erion Braçe, ai i Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.

Po ashtu i lirë mbetët dhe vendi që mbante, Eduard Shalsi, si kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Dhe posti i Bledi Çuçit, si nënkryetari i Komisionit të Integrimit dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë që për tu “sistemuar” në komisione janë, Ministri i Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati, ministri në detyrë, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe ministri i Bujqësisë në detyrë, Niko Peleshi.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama tha se Ditmir Bushati pas lirimit nga detyra do t’i përkushtohet qarkut të Shkodrës dhe të jap kontribut në Këshillin e Integrimit Europian, strukturë që drejtohet nga opozita dhe nga kryetari Genc Pollo.

Vendimi për caktimin e posteve të krerëve të komisioneve do të merret pas pushimeve, ku pritet të ketë dhe lëvizje të krerëve aktual të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka paraqitur dhe kalendarin javor deri më datë 30 qershor.

Ndërkohë që më datë 4 janar, PS do të ndezë motorët e fushatës dhe do të fillojë mbledhja e këshilltave të koordinimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat