Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Shqipëria

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:05
Pamje nga punimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor në një deklaratë të përbashkët, deklarojnë se kanë filluar ndërhyrje emergjente për ndërtimin e dy (2) tombinove rrethore në segmentit rrugor (autostrada) Tirane – Qafë Kashar (Kthesa e Rinasit).

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e diel (datë 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor, autostrada Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinialistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

“Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve: Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – mbikalimi Qafë Kashar – Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani)”, shprehet ARRSH.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media. ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat