Një 31-vjeçar nga Bulqiza i cili rezultonte i zhdukur prej 8 muajsh është gjetur i pajetë. Policia thotë se bëhët fjalë për shtetasin Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës.
Trupi i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme (29 dhjetor) në fshatin Gjuras në Bulqizë.
"Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik", sqaron policia e Bulqizës.