Peshkatarët e mbytur, mbërrin në Bradomirë ekipi i polumbarëve nga Tirana

Shqipëria

Peshkatarët e mbytur, mbërrin në Bradomirë ekipi i polumbarëve nga Tirana

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:50
Foto

Ka mbërritur në Bradomirë ekipi i polumbarëve nga Tirana për të nxjerrë trupin e pajetë të peshkatarit tjetër, Ramazan Kojtari, i cili humbi jetën gjatë paradites.

Polumbarët po studiojnë thellësinë e rezervuarit dhe kanë vendosur të fillojnë operacionin për nxjerrjen e trupit të viktimës, të hënën në mëngjes.

Trupi i peshkatarit tjetër u nxor nga familjarët dhe banorët e zonës më herët. Dëshmitarët thanë se varka mund të jetë mbytur për shkak të mbingarkesës.

Por, nuk përjashtohet mundësia që varka të ketë pësuar çarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat