AZHBR mobilizon fermerët përfitues të skemave mbështetëse

Shqipëria

AZHBR mobilizon fermerët përfitues të skemave mbështetëse

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Pamje nga festa

Në prag të ndërrimit te viteve  Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mobilizuar fermerët përfitues të skemave kombëtare 2018 në agroturizëm për të mbështetur të moshuarit e vetmuar.

Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca se bashku me stafin e saj, i ka shoqëruar të moshuarit nga rezidenca ku banojnë në një biznes Agroturizmi në preze.

Ata patën mundësinë të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës.

AZHBR për të dytin vit radhazi sensibilizon fermerët për një qasje të orientuar nga komuniteti në nevojë, duke krijuar një frymë solidariteti për fermerët tek të moshuarit, dhe dhurimin e prodhimeve të tyre në kuzhinat e njerëzve që kanë nevojë më shumë për vëmendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat