Deputetja e PD, Ramës: Krijoju kushtet për të punuar mjekëve, pastaj simuloi me rroga të larta

Shqipëria

Deputetja e PD, Ramës: Krijoju kushtet për të punuar mjekëve, pastaj simuloi me rroga të larta

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:37
Dhurata Çupi

Pas refuzimit të hapur që i bënë mjekët specialistë të spitalit Koco Gliozheni, kryeministrit Edi Rama, për të asistuar në spitalin e Burrelit ka ardhur dhe reagimi i dep-utetes së PD, Dhurata Çupi.

Me anë të një statusi në Facebook, Çupi shkruan se kryeministri para se të trumbetojë me të madhe rrogat për doktorët, duhet tu krijojë më parë atyre kushte e punës.

Ja postimi i Çupit:

Mjekët refuzojnë rrogat “gjermane” të Ramës përballë kushteve mizerabël të Spitalit Rajonal të Burrelit.

Në kushte krejtësisht të papranueshme për të shërbyer në spitaline e Burrelit, për rastet e lindjes së fëmijës, mjekët e spitalit “Koco Gliozheni” refuzojnë të shkojnë të shërbejnë atje. Këta mjekë nuk mund të marrin dot përsipër asnjë rrezik në rast komplikacioni apo edhe për lindjet normale për nënat e reja.

Kryeministri ndërsa trumbeton rrogat e larta për të stimuluar mjekët për të shërbyer në këto spitale, duhet më së paku të krijojë kushte për tu shërbyer pacientëve e që mjekët të mund ta ofrojnë këtë shërbim.

Mjekët specialistë zoti Rama nuk mund të marrin dot përsipër ti bashkohen propagandës tënde përballë zero kushteve për tu shërbyer pacientëve.

Në spitalin e Burrelit, duhet ti lutemi Zotit që mos ketë rast urgjent për të sjellë në jetë fëmijë natën e ndërrimit të viteve, se përndryshe nënat e reja do të përballen me rreziqe në këtë kohë festash.

Që festat të jenë të tilla, edhe për banorët e këtyre zonave, duhet ndërhyrje urgjente për krijimin e kushteve normale për shërbim në këtë spital.

Vetëm atëherë mjekët nga Tirana do të mund të pranonin të shërbenin në Spitalin Rajonal të Burrelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat