“Të huajt sollën mbi 160 milionë euro më shumë”

Shqipëria

“Të huajt sollën mbi 160 milionë euro më shumë”

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Kryeministri Rama veçoi rritjen e të ardhurave nga turizmi në konferencën e fundvitit me gazetarët, duke theksuar pikë së pari se borxhi publik në vend ka rënë, dhe se Shqipëria po përmbush detyrimet e saj. “Reformat e thella rregulluan bilancet dhe shmangën kolapsin që rrezikonte vendin në vitin 2013”, theksoi Rama.

Ai e vijoi argumentin duke sjellë shifra nga raporti i Bankës Botërore, sipas së cilës të ardhurat nga vizitorët e huaj në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur me afro 160 milionë euro krahasuar me një vit më parë, sikundër janë rritur të ardhurat në këto pesë vite me afro 55%.

“Shqiptarët që udhëtojnë çdo ditë e më shumë jashtë shtetit, kanë shpenzuar në 9 muaj, 136 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, që do të thotë se mundësitë janë shtuar dhe faktikisht shpenzimet për udhëtime janë një nga pikat e  referimit për të parë në tërësinë e vet gjendjen e fuqisë konsumatore të një vendi”, theskoi kryeministri.

Për fuqinë konsumatore, shifrat flasin se depozitat deri në 25 milionë lekë në banka kanë peshën më të madhe në totalin  e depozitave. “Asnjëherë më parë nuk është verifikuar një gjë e tillë”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat