“Vota e emigrantëve? Pyesni doktoren e shkencave dhe bashkëvuajtësin e saj”

Shqipëria

“Vota e emigrantëve? Pyesni doktoren e shkencave dhe bashkëvuajtësin e saj”

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Edi Rama tha sot se për mazhorancën, vota e emigrantëve është “A”-ja e reformës zgjedhore.

Por ai tha se: “nëse doni që të votojnë emigrantët, pyesni doktoreshën e shkencave Monika Kryemadhin dhe bashkëvuajtësin e saj Lulzim Basha”.

Rama fajësoi opozitën për mungesën e bashkëpunimit në reformën zgjedhore. Ai solli në vëmendje bojkotin teksa u shpreh:

“Opozita ngrohte vezë jashtë parlamentit dhe erdhi në parlament jo për votën e emigrantëve, por për të plasur vezët e ngrohura. Dhe rezultuan pa produkt. Ne mbetemi të vendosur për votën e emigrantëve, por na duhet që opozita të jetë dakord dhe të punojë me ne që në vitin 2021 të votojë edhe diaspora” – tha Rama në takimin me gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat