Ironia e Ramës: Veliajn do ta varim në pemë, ja grupi armiqësor në PS - Bota Sot
Ironia e Ramës: Veliajn do ta varim në pemë, ja grupi armiqësor në PS

Shqipëria

Ironia e Ramës: Veliajn do ta varim në pemë, ja grupi armiqësor në PS

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:59
Tahiri, Rama dhe Veliaj

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në takimin e tij me gazetarët.

I pyetur për konflikte brenda Partisë Socialiste, Rama tha se bëhet fjalë për një komplot…

“A ka një përlasje në PS ku kryebashkiaku Veliaj dhe ish-ministri Xhafaj kishin planifikuar goditjen e zyrtarëve të PS” – ishte pyetja që iu drejtua Ramës në takim.

Por shefi i ekzekutivit u përgjigj:

“Do të bëjmë një gjyq popullor ku do të ketë dënime shumë të rënda. Internime dhe punë të detyruar. Dhe koka e komplotit padyshim që është kreu i Bashkisë Tiranë. Ka një studim të doktoreshë Monika Kryemadhit për goditjen e qeverisë. Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do ta varim në një nga këto pemë. Këto do pasqyrohen tek vepra ime numër 21” – tha Rama me ironi.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të Saimir Tahirit në PS, shefi i mazhorancës tha që gazetarët duhet t’i kërkojnë falje sëpari atij.

Rama tha se rikthimi apo jo në parti i Tahirit është një proces që nuk i përket të tashmes.

“Derisa Prokuroria të mbyllë cështjen, Tahiri nuk është pjesë e PS” – tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...