Policia i bën një apel qytetarëve: Kujdes me pijet për Vit të Ri, nuk do tolerohet askush

Shqipëria

Policia i bën një apel qytetarëve: Kujdes me pijet për Vit të Ri, nuk do tolerohet askush

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Pamje nga video

Policia e Shtetit i ka bërë një apel qytetarëve për natën e ndërrimit të viteve duke u shprehur se ai/ajo që ndalohet dhe është nën efektin e pijes alkoolike nuk do të tolerohet.

Rrugorët e kryeqytetit në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve kanë shtuar patrullimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët e qytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve që mbeten rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe do jenë të angazhuar me shërbime të përforcuara gjatë gjithë kohës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda rrugore, sigurimin e aktiviteteve masive kulturore e festive në sheshet dhe vendet e planifikuara nga autoritetet vendore.

Policia Rrugore e kryeqytetit, duke konsideruar qytetarët, si një nga aleatët me të rëndësishëm në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ju falenderon për bashkëpunimin e treguar përgjatë vitit 2018 dhe ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, për Vitin e Ri 2019.

Gjithashtu ju garantojmë për një shërbim cilësor dhe të shpejt për çdo situatë apo nevojë, si dhe apelojmë për KUJDES të shtuar para dhe pas ndërrimit të viteve, të shmanget drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, sepse policia rrugore nuk do tolerojë në asnjë moment shkeljet që rrezikojnë jetëm tuaj dhe të tjerëve, duke kthyer momentet festive në dëshpërim apo më shumë se aq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat