Konferenca dy orëshe e Ramës për Vitin e Ri, reagon PD: Je kthyer në një mbret “lakuriq” - Bota Sot
Konferenca dy orëshe e Ramës për Vitin e Ri, reagon PD: Je kthyer në një mbret “lakuriq”

Shqipëria

Konferenca dy orëshe e Ramës për Vitin e Ri, reagon PD: Je kthyer në një mbret “lakuriq”

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka qenë i pari nga opozita që ka reaguar në lidhje me tiradën dy orëshe të kryeministrit këtë të hënë, pak orë përpara ndërrimit të viteve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se është qesharake të dëgjosh një kryetar qeverie që del më 31 dhjetor në televizion për t’i thënë shqiptarëve që ata janë shumë mirë ekonomikisht.

Statusi i Palokës:

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

“Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

“Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise”  Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

“Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

“Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend  per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

“Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...