Kryemadhi krah Metës dhe fëmijëve, uron Vitin e Ri

Shqipëria

Kryemadhi krah Metës dhe fëmijëve, uron Vitin e Ri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:27
Monika Kryemadhi me familje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri përmes një statusi në Facebook.

Në një foto me familjen e saj, Kryemadhi uron shqiptarët të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.

Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët. “Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit,” shkruan ajo.

Postimi i plotë

“Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më.

Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me semundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019!

Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas,” shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat