E TRISHTË! Vajza e vogël dëshiron një lodër, djali kërkon vetëm bukë

Shqipëria

E TRISHTË! Vajza e vogël dëshiron një lodër, djali kërkon vetëm bukë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Bukë dhe një sobë për tu ngrohur. Kaq pak kërkon një familje me 5 anëtarë në Bllacë të Pogradecit. Fëmijët e vegjël të familjes Mimini presin një babagjysh që të plotësojë dëshirat e tyre që në fakt janë nevoja të përditshme.

Vajza e vogël e familjes së Urim Miminit në Bllacë të Pogradecit me të drejtë kërkon lodra si dhuratë.

Por vëllai më i rritur duket se i kupton hallet e shtëpisë dhe dëshirën e vetme e ka më elementare

"Do doja bukë që të hamë"

Pamundësia për të plotësuar dëshirat e fëmijëve e bën të qajë babanë.

"Ku hamë ku nuk hamë"

31 dhjetori nuk është festë në këtë familje, është thjeshtë një ditë tjetër në luftën për mbijetesë me barrën e varfërisë së tejskajshme.

3400 lekë ndihmë ekonomike, nuk mundet tu ofrojë shumë

"As për bukë nuk dalin ato"

Familja me 5 anëtarë jeton në këtë shtëpi të rrënuar nga jashtë e brenda.

Faqet dhe duart e kuqe të Inës 2 vjeçare tregojnë se familja nuk e ka as një sobë për tu ngrohur në këto ditë të ftohta.

Image

Apeli shkon për të gjithë! Ndoshta dikush do të bëhet për Inën Babagjyshi i Vitit të Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat