Fëmija i parë i vitit 2019 në Shqipëri merr nga Rama çekun me rreth 1000 euro

Shqipëria

Fëmija i parë i vitit 2019 në Shqipëri merr nga Rama çekun me rreth 1000 euro

Më: 1 janar 2019 Në ora: 11:51
Fëmija i parë i vitit 2019 në Shqipëri merr nga Rama çekun me rreth 1000 euro

Një fëmijë i sapolindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kishte sot pranë shtratit dhe nënës së tij, një çek me 120 mijë lekë (rreth njëmijë euro), të cilat ia dorëzoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë mëngjes Rama ka shkuar në maternitetin e dytë të Tiranës që ndodhet tek “Brryli” dhe atje i ka uruar mirëseardhjen në jetë bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve, duke i dhuruar edhe çekun.

“I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë. Ai do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete”, thotë kryeministri duke komentuar vizitën e tij në këtë maternitet.

“Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lekë të reja”, – shton ai.

Para pak muajsh qeveria shpalli vendimin për tetëfishimin e shifrës së deridjeshme, 5 mijë lekë, që jepej për çdo bebe të lindur.

Me vendimin e ri, fëmija i parë i një çifti merr 40 mijë lekë, i dyti, 40 mijë dhe i treti e më tej, 120 mijë lekë.

Kjo është një politikë nxitëse për të përmirësuar balancat e prishura me ikjen e shumë të rinjve nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat