Nesër Shqipëria preket nga mot i keq, jepet paralajmërimi për portet detare

Shqipëria

Nesër Shqipëria preket nga mot i keq, jepet paralajmërimi për portet detare

Më: 1 janar 2019 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi ka bërë me dije se vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territorialë.

Nga data 2 janar e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga temperatura nën zero.

DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme.

"Ju njoftojme se duke filluar nga dita e merkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do te perfshihen nga Ere e forte dhe temperatura nen zero, kjo situate do te vazhdoj per disa dite! 

Ju lutemi gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari lundrimore te kene kujdes dhe te marrin gjithe masat e duhura per te parandaluar incidente te mundshme qe mund te vijne si pasoje e motit te keq!", thuhet në njoftimin e publikuar", njofton DPD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat