Tahiri kandidat për bashkinë e Tiranës?! Ngjela: Ku po gabon Rama!

Shqipëria

Tahiri kandidat për bashkinë e Tiranës?! Ngjela: Ku po gabon Rama!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 22:38
Spartak Ngjela

2018 i solli e bëri jo pak herë me dhimbje koke Kryeministrin Edi Rama.

Pas një beteje të gjatë të mbartur nga një vit më parë, ku ndau drurin e shtrembër nga stiva, ish ministri kampion i kryesocialistit, dorëzoi mandatin.

Një nga kritikët më të njohur të Kryeministrit vijon të jetë avokati Spartak Ngjela. 

Pse e lëshoi Rama Saimir Tahirin? “Ia kërkuan ndërkombëtarët, sepse kishte të dhëna që kur e hoqi si ministër. Për këtë kam informacion, nuk e kam opionin. E konsideronin të implikuar. Të kuptohemi, dyshime janë, tani ai është në proces”, thotë avokati Ngjela.

Avokati hedh poshtë mundësinë që, edhe nëse shpallet i pafajshëm, Tahiri të rikthet në Partinë Socialiste, e aq më tepër të jetë kandidat për Kryetar të Bashkisë Tiranë.

Pas Saimir Tahirit, në postin e ministrit të Brendshëm erdhi Fatmir Xhafaj. Ai u shfaq jo vetëm si ministri më i fuqishëm, por sipas analistëve mediatik, edhe si një kandidaturë e mundshme për kryeministër. Pasi i qëndroi për muaj me radhë sulmeve të opozitës, shoqëruar edhe me disa operacione të suksesshme, mëngjesin e 27 tetorit, Rama ndau në rrjetet sociale lajmin e dorëheqjes së Xhafajt.

“Bëri gabim, sepse dha dorëheqjen dhe nuk dha arsyen”, shpjegon avokat Ngjela. “Ky do të mbetet dyshimi më i madh”.

Pasi kaloi mes këtyre dy zjarreve, Kryeministri zgjodhi të dalë jashtë listës së deputeteve të Partisë Socialiste për të gjetur një kokë për ministrinë e Punëve të Brendshme, duke emëruar Sandër Lleshajn në këtë post.

Por nëse për dy të parët opozita zbrazi arsenalin e saj të akuzave, gurët këtë herë në rrugën e Ramës erdhën nga ish-aleati Ilir Meta. Për dy javë Presidenti refuzoi dekretin e parë dhe miratoi të dytin në limitet e afatit kushtetues. Problemi? Sandër Lleshaj ishte gjeneral ne detyre.

A ka bërë bingo Rama me këtë zgjedhje? Duhet një njeri politik apo teknik në këtë post? “E rëndësishme është që të ketë formimin dhe intelektin dhe të ketë vullnetin për të goditur krimin e lartë”, thotë Ngjela per a2.

Në gjysmë dekade në pushtet, Rama ndërroi tre ministra të brendshëm, dy prej të cilëve këtë vit që u mbyll. Pak, por e sigurt, është që Rama, në tentativë për të ndrequr ministrinë e Brendshme, prishi punët e tij të brendshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat