Rama: Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh - Bota Sot
Rama: Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh

Shqipëria

Rama: Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh

Më: 2 janar 2019 Në ora: 10:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama risjell në vëmendje faktin që këtë vit të ri janë mbyllur bastet sportive dhe është ndaluar hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët.

Krahas fotos së postuar në Instagram ku një kompani bastesh  e mbyllur ambientet e së cilës janë dhënë me qera, Rama shkruan se një vit të ri të tillë nuk ishte parë prej kohësh.

“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund,”- deklaron Rama.

Një ditë më parë hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive, kazinove elektronike, dhe të basteve të çfarëdolloji, përfshirë edhe bastet online.

Ky vendim ka sjell dhe reagimin e pikave të basteve si edhe atyre të lojërave të fatit ku nga një vëzhgim i ATSH-së konstatohet se reklamat në këto pika janë hequr.

Disa kanë vendosur t’i kthejnë në biznese të ndryshme ndërsa të tjerë kanë vendosur t’i nxjerrin ambientet me qera.

Ndërkaq sipas udhëzimeve përkatëse, policia ka identifikuar më herët të gjitha llotot dhe kazinotë dhe do të nisë verifikimin e tyre në terren për mbylljen e plotë të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...