Nis fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

Shqipëria

Nis fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ende pa kaluar ditët festive të Vitit të Ri ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës. Për një numër të madh të atyre që erdhën në Shqipëri për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar.

Siç raportojnë gazetarët e ABC News nga Kapshtica dhe Kakavija, shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë.

Por duket se për policët grekë, festat vazhdojnë dhe në të dyja pikat kufitare ata punojnë me sportele të reduktuara, kurse pala shqiptare vazhdon kontrollin në disa sportele

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat