Viti 2018 mbyllet me nivel historik të energjisë së injektuar në sistemin e transmetimit

Shqipëria

Viti 2018 mbyllet me nivel historik të energjisë së injektuar në sistemin e transmetimit

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Ka shënuar nivel historik energjia e injektuar në sistemin e transmetimit e cila për vitin 2018 ishte në masën 9876GWh.

Nga grafikat e publikuara nga Operatorit i Sistemit të Transmetimit vihet re një rritje me rreth 23% e energjisë elektrike e cila është injektuar në rrjetin e OST gjatë vitit 2018 krahasuar me vitin 2017. 

Duket që kushtet e mira hidrologjike të ndodhura në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 kanë patur ndikim pozitiv në parametrat kryesorë energjetik të vendit duke rritur gjenerimin nga prodhuesit e energjise elektrike në vend.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat