Tabaku: Nga 1 janari taksa e pronës rritet 2 deri në 4 herë!

Shqipëria

Tabaku: Nga 1 janari taksa e pronës rritet 2 deri në 4 herë!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:36
Jorida Tabaku

Duke e ilustruar me një video, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shkruan se taksa e pronës duke nisur nga 1 janari rritet dy deri në katër herë. Sipas saj, zëvendësimi i ministrave nuk e ndryshon filozofinë drejtuese të qeverisë.

Reagimi i plotë i Tabakut: Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh asgjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë.

Në këto ditë,kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalbur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat