Bastet vazhdojnë akoma në Shqipëri, Berisha publikon provat

Shqipëria

Bastet vazhdojnë akoma në Shqipëri, Berisha publikon provat

Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:30
Sali Berisha

Pavarësisht se ligji i ndalon të gjitha llojet dhe format e lojërave të fatit në Shqipëri, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, jo të paktë janë ato biznese e persona që vijojnë të luajnë bixhoz.

Të paktën kështu pretendon në denoncimin e tij një qytetar i cili ka dërguar një sërë fotosh në profilin e rrjetit social të ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit shkruan se bixhozi i drejtuar online nga vëllai i kryeministrit Rama është dhe arsyeja se përse qeveria mbylli bastet e llotot nëpër vend, që monopoli të shkonte në duart e Olsi Ramës, një akuzë kjo e përsëritur disa herë nga ana e opozitës në muajt e fundit të vitit të kaluar.

Statusi i Berishës

Vazhdon i paprekur olsbixhozi!

Shikoni pse u “ndaluan” lojrat e fatit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Përshendetje Doktor Berisha!

Ligji për lojërat e fatit vazhdon avazin, e verifikueshme dhe nga fotot e kompanive që funksionojnë online.

Respekte

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat