PD vë alarmin: Ja si do t'i blejë Rama zgjedhjet e qershorit - Bota Sot
PD vë alarmin: Ja si do t'i blejë Rama zgjedhjet e qershorit

Shqipëria

PD vë alarmin: Ja si do t'i blejë Rama zgjedhjet e qershorit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:18
PD

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vënë alarmin për zgjedhjet e qershorit.

Ai shprehet se 1.4 milionë kartave të identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, duke i parë këto si 1.4 mln mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin apo duke iu bërë presion.

Sipas deputetit të PD-së Salianji shkruan se qeveria po iu shpërndan që sot kuponë organizatave të PS për të blerë votuesit.

“1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kuponë Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponëve falas!Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!”, përfundon Ervin Salianji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat