Ndryshime në Policinë e Shtetit, paralajmërohen edhe drejtorët e qarqeve

Shqipëria

Ndryshime në Policinë e Shtetit, paralajmërohen edhe drejtorët e qarqeve

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:17
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka pësuar ndryshime me fillimin e vitit të ri 2019 në radhët e saj.

Sipas burimeve zyrtare, Tonin Vocaj emërohet në postin e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, duke zëvendësuar kështu Eduard Merkajn.

Merkaj do të kalojë tashmë si drejtor i Përgjithshëm i Kufirit.

Ndërkohë, po të njëjtat burime theksuan për Top Channel se, në ditët në vijim do të ketë lëvizje edhe në rang drejtorësh në qarqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat