Kryetar i Komisionit të Ekonomisë? Ahmetaj: Nuk do lë instrument pa përdorur…

Shqipëria

Kryetar i Komisionit të Ekonomisë? Ahmetaj: Nuk do lë instrument pa përdorur…

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:54
Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është përfolur se mund të zevendesoje Erion Braçen në krye të komisionit të Ekonomisë, por minsitri në detyrë nuk dha një përgjigje konkrete teksa u pyet sot nga gazetarët.

“E ardhmja ime nuk është shqetësim sot për qytetarët. Unë jam deputet dhe pas datës 21 do të jem deputet i Kuvendit. Të qenit ministër apo deputet nuk të bën më pak apo më shumë reformator. Një pozicion ka disa instrumente në dorë, një tjetër ka të tjera. Të jeni të bindur që nuk do të lë asnjë instrument pa përdorur në favor të valës së dytë të reforma të qeverisë Rama”.

I pyetur mbi gjërat që nuk e bënin krenar në punën e tij si ministër i financave, Ahmetaj u ndal tek niveli i borxhit publik që në 31 dhjetor ka qenë 63%.

“Për sa i përket borxhit publik jam shumë krenar për ku është sot, por nuk jam krenar që nuk e ula dot në 60. Duhet ta ulja në 60, pa diskutim. Patjetër, në mënyrë që pasardhësi im ta çonte në 55 dhe 50”.

Ministri në largim pohon një tranzicion të butë mes tij dhe Anila Denajt që do ta zëvendësojë në detyrë. “Unë kam pasur kontakte me ministren e nominuar dhe besoj jemi goxha në harmoni të sfidave që ka ministria dhe ekonomia e një kuptueshmëri të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat