Krimi horror, policia gjen levën me të cilën shqiptari vrau të bijën në Korfuz

Shqipëria

Krimi horror, policia gjen levën me të cilën shqiptari vrau të bijën në Korfuz

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:55
Anxhelina Petru dhe leva

Vazhdon përpjekja e policisë greke në ishullin e Korfuzit për të zbardhur më tej vrasjen e 28 vjeçares Anxhelina Petru. Sot policia gjeti në depon me vegla, levën e hukurt që i ati i saj përdori për ta vrarë. Nesër 52 vjeçari do të paraqitet përpara gjykatës së ishullit të Korfuzit për ti komunikuar masën e arrestit.

Krisavgji Kushi mjekja ligjore e ishullit të Korfuzit e cila bëri edhe autosinë e viktimës deklaroi se ka mbetur e shokuar nga urrejta që babi ka goditur të bijën. “Kishte 7 çarje në kokë që tregojnë ashpërsinë me të cilën ai e ka goditur. Në një moment ka ngritur duart për tu mbrojtur pasi ka çarje edhe në të dyja duart. Nga goditjet dhe thellësia e çarjeve kupton urrejtjen dhe egërsinë me të cilën ai ka goditur të bijën dhe një gjë e tillë më ka shokuar. Nuk mund të kuptojë se si një prind mund të godasë me kaq egërsi fëmijën e vet. Dhe më pas ky baba ka kurajon që të pastrojë vendin nga gjaku të zhdukë sendet e saj personale e më pas ta varrosi në oborrin e shtëpisë. Ky për mua nuk është jë krim i egër por një kafshëri” i tha Kushi gazetës Proto Thema.

Avokati i 52 vjeçarit

Nga ana e tij avokati i 52 vjeçarit ka deklaruar se klienti i tij nuk është mirë nga gjendja psikologjike dhe se akoma nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë. “Ai e donte të bijën ajo çka ndodhi nuk ndodhi me pramendim. Ai donte qe e bija të kthehej në shtëpi pasi ishte larguar që nga Nëntori i 2017. Ajo nuk pranoi kujdestarinë e tij dhe një gjë e tillë e nervozoi atë. Gjithçka ndodhi ishte në gjaknxehtësi e sipër. Pati një debat të ashpër që denigroi në vrasjen e 28 vjeçares. Shtypi ka shtrembëruar profin e tij. Nuk është një njeri i dhunshëm nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të bijës. Jemi përpara tragjedisë familjare më të rëndë të 10 viteve të fundit. Gjendja e tij mendore dhe psiqike nuk është e mirë dhe nuk do të ketë forcë për të përballlur të gjithë këtë situatë deri tek gjyqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat