Kongresi bllokon kandidaturën e Kavalec për Ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

Shqipëria

Kongresi bllokon kandidaturën e Kavalec për Ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:44
Kathleen Ann Kavalec

Kongresi amerikan bllokon kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer Trump.

Tashmë Presidenti amerikan, mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik. 2018 
Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat