Asnjë i arrestuar për masakrën në Elbasan, agjentët e krimeve të rënda dalin sërish në terren

Shqipëria

Asnjë i arrestuar për masakrën në Elbasan, agjentët e krimeve të rënda dalin sërish në terren

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë ditë nga vrasja e trefishtë në Elbasan, ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Nisur nga dinamika, por edhe mënyra e ekzekutimit, vrasësit kanë qenë me pagesë dhe profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Elbasanit, pranë Metalurgjikut, teksa autorët i ndoqën dhe i vranë tre personat Endrit Alibej, Arben Dylgjerin dhe turku Erdal Durunayn. Sipas të dhënave nga grupi hetimor autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Peqinit pas ekzekutimeve me breshëri kallashnikovi. Pas kontrollit të vendit të ngjarjes, Report Tv raporton se katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë ditën e sotme një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan-Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve.

Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. Burime nga Policia e Elbasanit thanë se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat