Borë dhe ngrica, sa do shkojnë temperaturat gjatë fundjavës në Shqipëri

Shqipëria

Borë dhe ngrica, sa do shkojnë temperaturat gjatë fundjavës në Shqipëri

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Në fundjavë pritet që temperaturat të bien ndjeshëm.

Kështu në vendet malore termometri do të shënojë minus 13 gradë. Sipas IGJEUM i ftohti do të vazhdojë deri në datën 8 janar.

“Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08). Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës. Më konkretisht, nesër (e shtunë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 5 °C

në vendet e ulëta: -2 / 5 °C

në vendet malore: -13 / -3 °C”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë parashikohen edhe reshje lokale në një pjesë të qarqeve. Kryesisht do të jenë në formë dëbore në nivelet mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Por re

“Sot pasdite (e premte, dt.04) dhe nesër (e shtunë dt.05) priten reshje lokale të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat