Ballesha: Pjesa më e madhe e biznesit duan të ikin nga Shqipëria

Shqipëria

Ballesha: Pjesa më e madhe e biznesit duan të ikin nga Shqipëria

Më: 4 janar 2019 Në ora: 21:27
Esmeralda Ballesha

Esmeralda Ballesha, nga forumi kombëtar i biznesit e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News u shpreh se pjesa më e madhe e biznesit duan të ikin nga Shqipëria.

Ballesha: Mua më erdhi keq për ministren Qato që e hoqën sepse ka qenë e vetmja që na ka ndihmuar që të hiqnim pjesën e TVSh-së tek nënkontraktorët e Fasonit. Nënkontraktorët e Fasonit, nuk ishin pjesë e TVSh-së. Pa pritur u bënë. Nuk solli asnjë efekt në ekonomi përveç se humbje. Ministria e Financave ishte kundër biznesit. Si vjet një nga arritjet e kësaj qeverie, që kaloi me paketën fiskale ishte që nënkontraktorët e fasonit u hiqet TVSH-ja. Nuk ishte arritje realisht. Pjesa më e madhe e bizneseve duan të ikin nga Shqipëria dhe kjo është e tmerrshme. Sigurisht që shikojmë efektet negative.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat