Parashikimi i motit, e shtunë 5 janar 2019 - Bota Sot
Parashikimi i motit, e shtunë 5 janar 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e shtunë 5 janar 2019

Më: 5 janar 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin.

Më të dukshme do të jenë në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -13°C në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...