Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri - Bota Sot
Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri

Shqipëria

Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vendin tonë.

Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur një person i pajetë në rrugë.

Viktima mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit. bBhet fjalë për 55-vjeçarin me iniciale J.P. 

Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. 

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga moti i keq dhe reshjet e dëborës si pasojë e masave ajrore polare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...