Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur këtë të shtunë me një përshëndetje për të gjithë shqiptarët.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet duke u përqafuar me vajzën e tij të vogël Era në një nga udhëtimet e tyre.
“Të dashur miq! Bashkë me Erën ju urojmë një fundjavë të mbarë,”-shkruan krahas fotos Presidenti.
Gjatë këtyre ditëve ai së bashku me familjen e tij kanë vizituar vende të ndryshme të cilat janë monumente kulturore mjaft të rëndësishme dhe mbresëlënëse.