Prefekti i Korçës bën aksident, përplasen disa makina

Shqipëria

Prefekti i Korçës bën aksident, përplasen disa makina

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:19
Dhori Spirollari

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, është përfshirë në një aksident rrugor, ku automjeti që ai drejtonte është përplasur me një tjetër makinë në fshatin Vloçisht. Prefekti po udhëtonte nga Korça në drejtim të Tiranës

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë moti i keq dhe me ngrica.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor një makinë me targa greke humbi kontrollin duke dale në krah të kundërt, në korsinë ku po lëvizte makina e prefektit duke e goditur.  

Image

Si pasojë e goditjes, mjeti i prefektit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tjetër që vinte në drejtim të Korçës. 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale që kanë pësuar tre automjetet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat