Temperaturat nën zero, i jepet strehë dhe ushqim të moshuarit të vetmuar - Bota Sot
Temperaturat nën zero, i jepet strehë dhe ushqim të moshuarit të vetmuar

Shqipëria

Temperaturat nën zero, i jepet strehë dhe ushqim të moshuarit të vetmuar

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:21
I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

I tillë është edhe rasti i Abazit, një i moshuar i cili është në situatë rruge dhe i braktisur nga familja e tij. Tashmë ai ka një strehë të ngrohtë ndërkohë që është nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve social të Bashkisë së Tiranës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për gjendjen e tij, punonjësit e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës kanë marrë të moshuarin dhe e kanë dërguar për vizita mjekësore në QSUT, ku pas stabilizimit të gjendjes është dërguar në qendrën e re sociale “Strehëza”. Ku po merr të gjitha shërbimet.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...