Kthimet e emigrantëve në Greqi, fluks udhëtarësh në Kakavijë

Shqipëria

Kthimet e emigrantëve në Greqi, fluks udhëtarësh në Kakavijë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:18
Kthimet e emigrantëve në Greqi, fluks udhëtarësh në Kakavijë

Që prej orëve të para të mëngjesit pika kufitare e Kakavijës është perballur me një fluks udhëtarësh.

Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punës, pasi festuan në vendlindje.

Radhët e automjeteve shkuan deri në 3 km. Kjo situatë paraqitet në dogane prej disa ditësh.

Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet.

Dogana e Kakavijës pritet të ketë të njëjtën ngarkesë edhe ditën e nesërme për shkak të emigrantëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat