Do publikohen materiale që qeverinë Rama do e demaskojnë - Bota Sot
Do publikohen materiale që qeverinë Rama do e demaskojnë

Shqipëria

Do publikohen materiale që qeverinë Rama do e demaskojnë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:25
Edi Rama

Janari do të jetë i nxehtë sa i përket politikës në Shqipëri. Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka paralajmëruar publikimin e materialeve që demaskojnë qeverisjen.

Në një intervistë, ai thotë se emri i Gent Cakajt, i zgjedhur nga kryeministrit Edi Rama për Ministër të Punëve të Jashtme konsiderohet provokim nga opozita

Braimllari shprehet se ky post kërkon figurë të lartë politike që nuk reflektohet nga CV e Cakajt.

Sa i përket protestës së studentëve, Braimllari shprehet i sigurt se në datën 7 janar do të rikthehet më e fuqishme. Kjo, sipas tij, pasi VKM-të për uljen e tarifave të studimit janë mashtrim pasi ato nuk janë reflektuar me ndryshimin e buxhetit të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...