Zbardhen detaje shokuese nga vrasja në Ballsh: Dy gratë ishin masakruar me thikë

Shqipëria

Zbardhen detaje shokuese nga vrasja në Ballsh: Dy gratë ishin masakruar me thikë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:38
Gazmend Musta

Ora News ka sigurar kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Gazmend Musta i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij. Gentjana Çaushaj dhe dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.

Nga ky domument zbulohen detaje shokuese të asaj  pasditeje në apartamentin që çifti jetonte në lagjen 5 shkurti në Ballsh.

32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën: 
-plagë shpuese në gjoks
-dy plagë shpuese në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë shpuese në krah të majtë
-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë
-dy plagë shpuese në pjesëne poshtme të barkut në të majtë
-dy plagë shpuese në kurriz
-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:
-dy pagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit
-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit
-dy plagë në gjirin e majtë
-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë
-një plagë tjetër në gjirin e majtë
-një plagë në parakrah të majtë
-një plagë tjetër në krah të majtë
-plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë
-dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë
-një plagë shpuese në bërrylin e djathtë
-dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë
-plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë
-plagë në kërcirin e këmbës së majtë
-plagë në kurriz midis shpatullave
-plagë në ijen e majtë.

I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21'' të datën 02.01.2019.

Shkaku?

"I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri" thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: tia bënte hallall se do të piqeshin në botën tjetër"

Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë "Arrest me burg"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat