Të largohet Edi Rama! Gjuzi: Duhet një qeveri teknike për të kryer reforma

Shqipëria

Të largohet Edi Rama! Gjuzi: Duhet një qeveri teknike për të kryer reforma

Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:53
Kujtim Gjuzi

Partia Konservatore Albania ka zhvilluar një takim pranë ambjenteve të Teatrit Kombëtar, në kuadër të 80 vjetorit të ndërtimit të tij. Kordinatori i Partive të Qendrës së Djathtë, Kujtim Gjuzi, tha se nuk do të lejohet shembja e Teatrit, ndërsa kërkoi largimin e Edi Ramës.

Në kuadër të 80-vjetorit të ndërtimit të Teatrit Kombëtar, Partia Konservatore Albania, ka zhvilluar një takim protestë, kundër prishjes së këtij objekti. 

Kordinatori i Partive të Qendrës së Djathtë, Kujtim Gjuzi, tha se nuk do të lejohet shembja e Teatrit, ndërsa kërkoi largimin e qeverisë dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike. 

Kujtim Gjuzi: Ne duam që ti zoti Edi Rama meqenëse ke sjellë kaq zullume, kaq shqetësime për shqiptarët, ti hapësh rrugë qeverisë antimafia, qeverisë me akademikë, me studentë. Le të jenë studentët ata që ta kenë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Sporteve, ta drejtojnë vetë, ta bëjnë ligjin universitar vetë. Zero tarifa duhet të ketë për studentët, nuk kanë para shqiptarët të shkollojnë fëmijët e vet se i le në varfëri në 5 vite.

Pjesë e takimit ishin disa grupe interesi që po protestojnë prej ditësh, banorë të Unazës së Re, banorë që preken nga zgjerimi i Bulevardit si dhe artistë që prej muajsh protestojnë kundër shembjes së Teatrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat