Bregdeti i Jugut shqiptar nën petkun e borës - Bota Sot
Bregdeti i Jugut shqiptar nën petkun e borës

Shqipëria

Bregdeti i Jugut shqiptar nën petkun e borës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:24
Peizazhi në këto destinacione turistike tashmë është një atraksion i mahnitshëm për t’u eksploruar

Temperaturat e ulëta të fillimit të janarit kanë sjellë surpriza të cilat nuk janë parë ndoshta prej një shekulli në bregdetin shqiptar.

Bora ka mbështjellë me petkun e saj vendet e mahnitshme bregdetare jugore si Piqeras,  Lukovë, Vuno dhe Dhërmi të cilat duken si vende sureale nën bardhësinë e dëborës.

Këto destinacione turistike verore tashmë në stinën e dimrit janë akoma më atraktive për vizitorët pasi është një fenomen i rrallë në vendin tonë që zonat bregdetare jugore të zbardhen nga dëbora.

Image

Peizazhi në këto destinacione turistike tashmë është një atraksion i mahnitshëm për t’u eksploruar pasi bardhësia e dëborës e ndërthurur me ujrat e kristalta dhe guralecët e bardhë të krijon një panoramë unike dhe të papërsëritshme.

Stina e dimrit në këto vende zbutet duke u ndërthurur me bukuritë dhe bregdetin i cili në bardhësinë e dëborës duket i mrekullueshëm dhe i veçantë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...