Reshjet e borës, punohet edhe natën për të garantuar rrugë të sigurta në Shqipëri

Shqipëria

Reshjet e borës, punohet edhe natën për të garantuar rrugë të sigurta në Shqipëri

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:06
Pastrimi

Garantimi i rrugëve të lira dhe të kalueshme për qytetarët ka qenë edhe gjatë natës në fokus të punës së punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve dhe firmave nënkontraktore.

Kryeministri Edi Rama me anë të fotografive nga puna e kryer edhe gjatë natës uroi fundjavë të qetë për shqiptarët.

“Me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë”, thotë kryeministri Edi Rama, transmeton atsh.

Për shkak të kushteve të vështira të motit të ftohtë dhe me reshje dëbore, ARRSH ka qenë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve që përdorin akset rrugore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat