Njoftim i rëndësishëm për patentat, çfarë ndodh nëse ke marrë vetëm teorinë ose praktikën

Shqipëria

Njoftim i rëndësishëm për patentat, çfarë ndodh nëse ke marrë vetëm teorinë ose praktikën

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se janë bërë disa ndryshime në procesin e marrjes së patentës me qëllim lehtësimin e procedurave.

DPSHTRR njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat